Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/01/2024
Një 26-vjeçar i kërkuar nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë rreth 1.3 milionë euro, ka rënë në prangat e policisë italiane.
26-vjeçari ishte larguar nga Tirana disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello. Ai punonte në një kompani në Shqipëri, e cila mashtronte shtetas gjermanë. Në Itali i riu kishte krijuar lidhje me një vajzë dhe kishte gjetur edhe punë.
Policia e Trevisos arriti ta lokalizojë të riun duke e ndaluar.
Ai akuzohet se në periudhën Maj 2019 – Mars 2021 të jetë përfshirë në një skemë mashtrimi me kriptovaluta me vlerë 1 mln 270 mijë euro. Ai u dërgua në burgun e Santa Bona në pritje të ekstradimit në Gjermani ku rrezikon deri në 15 vite burg.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)