play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Club Goes To Hollywood

U akuzua për plagjiaturë,Dua Lipa mohon se ka vjedhur këngën e saj “Levitating”!

today01/09/2022

Background
share close

Dua Lipa ka deklaruar se “asnjëherë nuk ka dëgjuar” për këngët për të cilat është ngritur padi për plagjiaturë kundër saj.

Në mars të këtij viti, tekstshkruesit L Russell Brown dhe Sandy Linzer e kanë akuzuar këngëtaren  se hitin e saj të vitit 2020 “Levitating” e ka vjedhur nga kënga e tyre e vitit 1979 “Wiggle and Giggle All Night”.

Për vjedhje të “Levitating” Dua është akuzuar dhe për një këngë tjetër të vitit 1980, të titulluar “Don Diablo”, të cilën Brown dhe Linzer tani e zotërojnë pasi dëshmuan se ajo kishte kopjuar këngën “Wiggle”.

Dua Lipa - Levitating (AWKD Remix)

Në një letër drejtuar një gjykatësi në New York, të siguruar nga Billboard, avokatja e këngëtares 27-vjeçare ka kërkuar që padia të hidhet poshtë, pasi  pretendohet,se  këngëtarja “nuk ka dëgjuar” asnjëherë për këngët për të cilat akuzohet se i ka vjedhur.

Në padinë e ngritur më 4 mars të këtij viti, Brown dhe Linzer kanë deklaruar se “melodia bazë”, në fillim të këngës “Levitating” të Dua Lipës, është kopjuar nga këngët e tyre, duke e quajtur atë një “duplifikim”.

Dëgjojini këngët dhe vlerësojeni vetë nëse ka ngjashmëri:

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *