Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Twitter-i ka paditur të martën shefin e Tesla-s, Elon Musk për shkak se nuk iu përmbajt marrëveshjes për ta blerë kompaninë për shifrën e 44 miliardë dollarëve.
Kompania e ka dorëzuar padinë në një gjykatë në Delaware, ku detyron Musk që të përfundojë marrëveshjen, shkruan Reuters.
“Musk me sa duket beson se ai, ndryshe nga çdo palë tjetër që i nënshtrohet ligjit të ë Delaware-it, është i lirë të ndryshojë mendje, të prishë kompaninë, të prishë operacionet e saj, të shkatërrojë vlerën e aksionerëve dhe të largohet”, thuhet në padi.
Musk tha të premten se Twitter kishte dështuar që t’i ofronte informacione të mjaftueshme lidhur me llogaritë e rreme në këtë rrjet social.
Nga ana tjetër, Twitter tha muajin e kaluar se po i ofonte Muskut qindra-miliona të dhëna për postimet ditore.
Kur Musk ofroi që ta blinte kompaninë në prill, bordi i kësaj kompanie e kundërshtoi fillimisht këtë ide, por më pas u pajtua.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)