Autoritetet turke po planifikojnë që të krijojnë një linjë ajrore të posaçme për të transportuar turistët rusë në resortet turke.
“Përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës ka hapur probleme në sektorin e turizmit në Turqi, pasi të dy tregjet janë shumë të rëndësishme për biznesin”, raporton gazeta turke “Sabah”
Linja e re ajrore do të kryejë fluturime nga qytetet ruse drejtpërdrejt në Antalia, në bregun mesdhetar të Turqisë. “Falë kësaj linjeje, do të jetë e mundur tërheqja e miliona turistëve rusë”, raporton “Sabah”.
Prej disa vitesh turistët rusë kanë mbajtur rekord sa i përket numrit të turistëve të huaj që kanë vizituar Turqinë. Në vitin 2021, 4,7 milionë rusë vizituan vendin pavarësisht pandemisë. Para nisjes së luftës, parashikimet e autoriteteve turke ishin për futjen në vend të rreth 7 milionë turistëve rusë gjatë këtij viti.
Post comments (0)