play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Turizmi vijon rritjen, 42.5% të huaj më shumë erdhën në Shqipëri gjatë 5 mujorit

today27/06/2023

Background
share close

Turizmi ka mbajtur ritëm më të mirë sa i takon të huajve që vizituan vendin tonë edhe për majin edhe pse kjo rritje ishte më e ngadaltë se muajt paraardhës.

Sipas Institutit të Statistikave në muajin e pestë të vitit hynë 705.079 shtetas të huaj në territorin shqiptar me një rritje 16.7për qind në raport me majin e një viti më parë.

Sipas INSTAT gjatë pesëmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 2.389.899. Ky numër është rritur me 42,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Ndërkohë në Maj 2023, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 525.086. Ky numër është rritur me 11,6%, krahasuar me Maj 2022.

“Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Maj 2023, janë 1.230.165. Ky tregues rezulton me një rritje 14,5%, krahasuar me Maj 2022. Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2023, janë 1.120.387, duke shënuar një rënie me 0,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në publikim

Ecuria e mirë e turizmit gjatë këtij viti është konfirmuar edhe nga bizneset të cilët kanë pritshmëri se ky do të jetë një vit edhe më i mirë sesa 2022 që ishte viti historik me shifrat më të larta sa i takon vizitorëve.

Kjo lidhet me faktin që ka një rritje të turistëve me grupe të organizuara sidomos nga Polonia dhe Spanja por edhe të turistëve individualë nga e gjithë Europa.

Daljet e shtetasve

Shqiptarët kanë udhëtuar më pak gjatë majit të këtij viti.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Maj 2023 janë 490.041. Krahasuar me Maj 2022, ky tregues ka rënë me 5,3%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Maj 2023, janë 630.346.

Krahasuar me Maj 2022, ky tregues është rritur me 4,4%. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë pesëmujorit të parë 2023, është 2.447.719, duke u rritur me 21,1%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë“ thuhet në publikimin e INSTAT./Monitor

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *