Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today29/04/2024
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Aktivitetin për Mbarëvajtjen e Sezonit Turistik, deklaroi se këtë vit në Shqipëri, ka rritje befasuese të turistëve. Ai veçoi Tiranën, kur tha se arkitektët më të mirë botërorë vijnë nga ana e anës për të parë transformimin rrënjësor të kryeqytetit, duke shprehur interes për të investuar në fushën e turizmit.
“Para se të vija këtu isha me një nga arkitektët më me emër sot në botë, që është laureat i “Pritzker Architecture Prize”, që shtë Nobeli i Arkitekturës. Kishte ardhur në Tiranë nga Kili. Imagjinoni, nga Santiago në Tiranë për të parë kryeqytetin shqiptar. Për ta parë Tiranën me interesine një personi që donte të kuptonte se si dhe çfarë po ndodh në Tiranë në aspektin e transformimit. Sot që flasim kemi disa nga këta laureatë të Nobelit të Arkitekturës që janë të angazhuar me projekte në Shqipëri, projekte që lidhen pikërisht me industrinë e Turizmit. Kjo është domethënëse për të kuptuar se ku jemi duke shkuar dhe çfarë do kemi ne në dispozicion kur këto projekte të marrin formë dhe me çfarë kapacitetesh do qëndrojmë në Champions League të turizmit ndërkombëtar. Në Tiranë del natën dhe nuk ke një ndjesi se dikush do të të bëjë diçka, të marrë çantën, të të ngacmojë siç ndodh sot në një pjesë të madhe të kryeqyteteve të Evropës, ku nuk ecën dot natën“, tha Rama.
Ai e krahasoi Tiranën me kryeqytetet Evropiane për sa i përket sigurisë dhe pastërtisë.
“Del në Tiranë natën dhe s’ke asnjë ndjesi që dikush mund të vijë të të shkulë orën nga dora apo të të marrë çantën nga shpina ose të të ngacmojë për ndonjë arsye apo një tjetër. Siç ndodh sot në shumën pika të kryeqyteteve të mëdha të Evropës ku nuk ecën dot natën. E dyta është larmia e bukurisë ajo që po thosha më parë. Nuk është një vend që ti vjen dhe sheh një gjë një peizazh. Mund të shohësh shumë dhe pa pasur nevojë që të lëvizësh nga 1 mijën km. Dhe pastaj ushqimi dhe pastërtia. Nuk ka krenari më të madhe për mua sesa kur dëgjoj njerëzit që vijnë nga jashtë dhe një nga pikat që rendisin është pastërtia“, u shpreh kryeministri.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)