Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/12/2024
Turizmi është transformuar në një motor të rëndësishëm për ekonominë shqiptare duke vënë në lëvizje pothuajse të gjithë sektorët.Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë pikut të sezonit ka pasur një përmirësim të treguesve në tregtisë me shumicë e pakicë,në aktiviotetin e hoteleve dhe restoranteve por edhe në transport.
Gjatë periudhës korrik-shtator turizmi ka nxitur konsumin e si pasojë edhe tregtinë.Sipas të dhënave të Instat shitjet në tregtinë me pakicë shënuan një rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.fakt ky që konfirmon ecurinë më të mirë të turizmit në vend gjatë këtij viti.
Po ashtu në këtë sektor pati rritje të numrit të punësuarve dhe të nivelit të pagave. Ndikim kryesor në rritjen e shitjeve kanë dhënë Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare me +2,1%. Grupi Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare me +1,7 % dhe grupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve me +2,6 %.
Po ashtu treguesit e Instat tregojnë një rritje të ndjeshme edhe të nivelit të shitjeve në aktivitetin e hoteleve gjatë tremujorit të tretë 2024.Në këtë sektor shitjet janë rritur me rreth 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.Sipas instat një rritje ka pasur edhe në treguesit e shitjeve në aktivitetin Bar-Restorante me rreth 6,4 %.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)