play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Uncategorized

Turizëm e ndërtim! Rama: Në Janar 2025 publikojmë faqen e re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit

today30/12/2024

Background
share close

Teksa deklaroi se sot Shqipëria ka aeroportin më të madh në rajon, kryeministri Edi Rama tha në konferencë se vendi do ketë një “gjeneratë të re të shërbimit të mikpritjes”.

“Sot për të dytin vit, kemi aeroportin më të madh të rajonit dhe jemi mbi Beogradin, që ka qenë kryeqendra e rajonit dem baba dem, dhe e ka pasur aeroport kryesor kur ne kishim një kotec pulash fluturuese, ku pulat numëroheshin në mëngjes dhe në darkë. Përfytyroni një kafene, me tavolina druri ku s’ka njeri, një banakier dhe një kamarier. Terminali po flas! Kaq ka qenë. Sot po përgatisim përditë e më shumë të rinj të cilët do kenë diplomën e Lozanës, dhe do jenë gjenerata e re e shërbimit të mikpritjes”, u shpreh numri një i qeverisë.

Rama dha po ashtu lajmin se në Janar 2025 do të hapet një faqe e re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit.

“Në muajin e parë të vitit të ardhshëm do të publikojmë një faqe të re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit, duke filluar nga Greqia, Italia që do kenë ofertat e punës në Shqipëri në sektorët e turizmit dhe ndërtimit. Janë dy sektorë që e them me plot gojë, dhe mund të bëj debat me këdo me fakte e shifra, që kush punon në ndërtim në Greqi e vjen e punon këtu, në fund të muajit ka më shumë të ardhura këtu. Pak, por e sigurt! Do kenë vendet e punës, kontrata pune, me sigurimet, pagat e të gjitha”, deklaroi kryeministri.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%