play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Tubimi pa fjalime i opozitës/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë! Blindohen institucionet shtetërore! Garda, policia dhe forcat “Shqiponja” në bulevard

today07/10/2024

Background
share close

Disa prej institucioneve shtetërore janë marrë në mbrojtje nga policia, ndërsa ka mbetur ende 1 orë nga nisja e protestës së opozitës.

Dera e Kryeministrisë dhe Kryesisë së Kuvendit është blinduar, për të parandaluar përshkallëzimin e protestës.

Gjithashtu para Kryeministrisë është hequr edhe instalacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Gjithashtu në terren janë vendosur edhe makina uji e një zjarrfikëse, nëse opozita vijon me të njëjtin skenar si në protestat e mëparshme.

Protestuesit e parë kanë mbërritur, rreth 30 minuta para nisjes zyrtare të tubimit.

Kamerat e sigurisë me rezolucion të lartë janë shtuar, ndërsa shtyllat në të cilat ato janë vendosur, janë lyer me graso në mënyrë që të mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatërrojnë.

Nga ana tjetër policia ka hartuar prej ditës së djeshme planin e masave, ku janë caktuar edhe akset në kryeqytet që do të bllokohen.

Ditën e sotme 1200 forca policia “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Edhe në këtë protestë, lideri i PD, Sali Berisha, do të marrë “pjesë” nga shtëpia e tij, ku ndodhet nën masën e arrestit.

Skenari i mundshëm i protestës:

Protesta kombëtare pritet të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë, e më pas do të përhapet në të gjitha rrugët e kryeqytetit, siç ka njoftuar PD.

Opozita ka bërë me dije se ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime as nga politikanët dhe as nga mbështetës të tyre.

Paraditen e sotme Flamur Noka mblodhi në zyrë drejtuesit e PD për të diskutuar në lidhje me skenarin që do të ndjekin në këtë tubim, të cilin e kanë cilësuar si mosbindje civile.

Nga ana tjetër policia ka hartuar prej ditës së djeshme planin e masave, ku janë caktuar edhe akset në kryeqytet që do të bllokohen.

1200 forca policore “kanë zbritur në terren”, për të siguruar mbarëvajtjen e protestës.

Edhe në këtë protestë, lideri i PD Sali Berisha, do të marrë “pjesë” nga shtëpia e tij, ku ndodhet nën masën e arrestit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *