play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Trump nënshkruan urdhrin ekzekutiv që ndalon sportistët transgjinorë të marrin pjesë në sportet e femrave

today06/02/2025

Background
share close

Presidenti Donald Trump nënshkroi të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon të ndalojë sportistët transgjinorë që të marrin pjesë në sportet për femra. Urdhri, i titulluar “Mbajtja e Burrave Jashtë Sporteve për Femra”, u jep agjencive federale liri të gjerë për të siguruar që subjektet që marrin fonde federale t’i përmbahen vendimit.

“Përmes këtij urdhri ekzekutiv, lufta kundër femrave në sport merr fund”, tha Presidenti Trump gjatë ceremonisë së nënshkrimit në Shtëpinë e Bardhë ku merrnin pjesë ligjvënës dhe sportiste femra që janë shprehur kundër pjesëmarrjes në sportet e tyre të transgjinorëve, përfshirë ish-notaren e famshme Riley Gaines.

Nënshkrimi përkon me “Ditën Kombëtare të Vajzave dhe Grave në Sport” dhe është ndër urdhrat e fundit ekzekutiv të presidentit republikan që vë në objektiv transgjinorët.

Gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump gjeti se kjo çështje shtrihej përtej vijave partiake. Më shumë se gjysma e të anketuarve nga “AP VoteCast” thanë se mbështetja për të drejtat transgjinore në qeveri dhe shoqëri i ka kaluar caqet. Zoti Trump u zotua gjatë fushatës zgjedhore që të eliminonte, siç tha ai, “çmendurinë transgjinore”, por pa dhënë detaje.

Urdhri ekzekutiv ofron disa qartësi. Ai autorizon Departamentin e Arsimit që të penalizojë shkollat që lejojnë pjesëmarrjen e transgjinorëve në sportet e femrave, duke thënë se kjo bie ndesh me ligjin federal për diskriminimin me bazë gjinore në shkolla. Shkollat që shkelin urdhrin mund të humbasin fondet federale.

Zbatimi i urdhrit do të ketë përparësi për departamentin. Drejtori në detyrë i Zyrës për të Drejtat Civile u tha punonjësve në një telefonatë javën e kaluar se hetimet e tyre duhet të përputhen me përparësitë e zotit Trump, thanë për Associated Press individë që ishin në telefonatë dhe që folën në kushte anonime.

Pas ardhjes së zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, departamenti hapi një hetim ndaj shkollave publike në qytetin e Denverit për tjetërsimin e banjave për vajzat në banje për të gjitha gjinitë, ndërsa një tjetër vetëm për djemtë.

Presidenti Trump lëshoi gjithashtu një paralajmërim për Komitetin Olimpik Ndërkombëtar përpara Lojërave Olimpike Verore 2028 në Los Anxhelos. Ai tha se e kishte autorizuar Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio që t’ia bënte të qartë komitetit olimpik se “Amerika e refuzon kategorikisht marrëzinë transgjinore. Duam që ata të ndryshojnë gjithçka që ka të bëjë me Olimpiket dhe që ka të bëjë me këtë temë qesharake”.

Deri në publikimin e lajmit nuk ka patur reagime nga organizatorët e lojërave olimpike. Veprimtarë dhe organizata që mbrojnë të drejtat e transgjinorëve kanë ngritur padi kundër vendimeve të fundit të presidentit republikan. Kritikët thonë se urdhrat ekzekutiv shkelin ligjet e miratuara nga Kongresi dhe tejkalojnë autoritetin e presidentit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%