Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Donald Tramp kërcënon edhe Bashkimin Europian e Britaninë e Madhe me taksa të larta importi.
“Nuk mund të flas për afate kohore, por do të ndodhë shumë shpejt.”
Paralajmërimi vjen teksa liderët e BE-së mblidhen këtë të hënë në Bruksel për të diskutuar mbi këto sfida. Tramp tha se do të fliste me udhëheqësit e Kanadasë dhe Meksikës pas aplikimit të tarifave të larta për importet nga këto vende, edhe pse la pak dyshime se do të ndërronte mendje vetëm me një bisedë.
Ndërsa Trudo dhe Shajnbaum paralajmëruan se do të vendosin shumë shpejt masa reciprociteti me tarifa doganore deri 25% për prodhimet nga Shtetet e Bashkuara. Këto zhvillime politike bënë që në një ndeshje basketbolli mes Toronto Raptors dhe LA Clippers, tifozët kanadezë të shprehnin përçmimin për himin amerikan.
Tarifat e Trampit shkaktuan rënie të ndjeshme në bursat europiane dhe ato aziatike. Humbje në vlerë aksionesh patën kompanitë e automjeteve, një prej sektorëve më të prekur.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)