play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

TripAdvisor i jep çmimin ‘Travelers’ choice 2022’ edhe këtë vit Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2

today07/07/2022

Background
share close

TripAdvisor, website më i rëndësishëm rreth informacionit turistik në gjithë botën, edhe këtë vit vlerëson vendet turistike që kanë marrë komente të shkëlqyera udhëtarësh anembanë globit në Tripadvisor gjatë 12 muajve të fundit.

Vlerësimi prestigjoz “Travelers’ choice 2022” për Shqipërinë i është dhënë Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 që edhe këtë vit janë pozicionuar në vendin e parë dhe të dytë mes vendeve më të vlerësuara në Shqipëri nga turistë nga e gjithë bota. Bunk’Art1 dhe Bunk’Art2 janë të vetmit muzeume shqiptare që kanë marrë këtë çmim.

“Urime fituesve të zgjedhjes së udhëtarëve të Tripadvisor 2022,” tha Kanika Soni, Drejtoreshë e Përgjithshme Tregtare në Tripadvisor. ‘The Travelers’ Choice Awards vlerësojnë më të mirët në turizëm dhe mikpritje, sipas atyre që kanë më shumë rëndësi: mysafirët tuaj. Renditja mes gjithë fituesve të Zgjedhjes së Udhëtarëve është gjithmonë e vështirë – por asnjëherë më shumë se këtë vit pasi dalim nga pandemia. Qoftë përdorimi i teknologjisë së re, zbatimi i masave të sigurisë ose punësimi i personelit të jashtëzakonshëm, jam e impresionuar nga hapat që keni ndërmarrë për të përmbushur kërkesat e reja të udhëtarëve. Ju jeni përshtatur shkëlqyeshëm përballë vështirësive”, tha drejtuesja tregtare e Tripadvisor, “dritarja” e turizmit ku informohen dhe shprehen miliona turistë në botë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *