play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Trenin nuk e nxë tuneli, dorëhiqen zyrtarët

today21/02/2023

Background
share close

Trenat nuk i nxene tunelet dorehiqen dy zyrtaret e larte 1280x720

Dy zyrtarë të lartë të transportit në Spanjë kanë dhënë dorëheqjen pas dështimit të disa trenave të porositur prej tyre, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 260 milionë eurosh. Trenat në fjalë nuk mund të kalonin përmes tuneleve standarde në dy krahina në veri të vendit, Asturia dhe Cantabria.

Shefi i operatorit hekurudhor spanjoll, Renfe, Isaias Taboas, dhe sekretarja e shtetit për transportin, Isabel Pardo de Vera, kanë lënë detyrat e tyre për shkak të këtij gabimi. Qeveria spanjolle tha se problemi ishte pikasur në kohë për të shmangur humbje të tjera parash. Sidoqoftë, krahina e Cantabrias ka kërkuar dëmshpërblim.

 

Renfe porositi trenat në vitin 2020, por një vit më pas, kompania prodhuese, CAF, kuptoi se përmasat që i ishin dhënë ishin të pasakta dhe ndërpreu punimet.

Rrjeti hekurudhor në veri të Spanjës është ndërtuar në shekullin XIX dhe tunelet në terrenin malor nuk kanë përmasat standarde të kohës së sotme. Si pasojë e këtij gabimi, trenat do të dorëzohen në vitin 2026, dy vite më vonë se afati paraprak i vendosur.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *