play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Trendi i frikshëm i TikTok. Të rinjtë që hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe i filmojnë

today19/05/2023

Background
share close

 

Trendi i frikshëm i TikTok. Të rinjtë që hyjnë në

Trendi i frikshëm i TikTok. Të rinjtë që hyjnë në
Një trend shqetësues ka nisur në mediat sociale. Të rinj që futen në shtëpi të rastësishme pa pëlqimin e pronarëve.

Një përdorues i TikTok, i cili e ka fshirë llogarinë e tij, mori shumë reagime pasi postoi një video të tij duke hyrë në një shtëpi i paftuar, me një grup miqsh.

Videoja, të cilën MailOnline e ka sfumuar për të mbrojtur privatësinë e pronarëve të shtëpive, fillon me atë dhe dy miq të tjerë që pozojnë para kamerës, duke thënë: “Duke hyrë në shtëpi të rastësishme, le të shkojmë”.

Trendi i frikshëm i TikTok. Të rinjtë që hyjnë në

Trendi i frikshëm i TikTok. Të rinjtë që hyjnë në

Në pamjet e fshira, grupi hyn në një portë dhe injoron komplet një grua që thërriste: ku shkoni?!

Pavarësisht se gruaja bërtiste, ‘Më falni çfarë po bëni?’, adoleshentët kalojnë nëpër derën e mbyllur ndërsa gruaja i thërret me nervozizëm personit tjetër brenda shtëpisë.

Të rinjtë hyjnë në sallon dhe imitojnë zërin e gruas duke thirrje bashkëshortin e saj.

Vetëm pasi zotëria u lutet duke thënë: Kam fëmijë dhe janë trembur. Ata largohen.

Kjo nuk është hera e parë që grupi poston video duke hyrë në prona të ndryshme në Londër.

Në të kaluarën, ata kanë postuar video duke hyrë në shtëpinë e një familjeje hebreje, ndërsa kanë synuar edhe shkollat dhe zonat e ndaluara të supermarketeve.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *