Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/12/2023
Treguesit demografikë në bashkinë Kukës si lindjet, martesat dhe vdekjet këtë vit përllogariten në shifra më të larta në krahasim me një vit më parë. Por lindjet vazhdojnë të jenë në ulje, tregues të cilin e referoi edhe INSTAT në raportin e fundit për vitin 2023, ku qarku Kukës rezulton me 30.8% më pak lindje këtë vit. Ramadan Tola, përgjegjës i gjendjes civile në Kukës thotë se vit pas viti regjistrohen më pak fëmijë.
“Lindjet janë 30 më pak këtë vit. Ka ndikuar ndoshta edhe lëvizja e banorëve në qytete të tjera”, u shpreh Tola.
Por nëse lindjet rezultojnë më pak nga ana tjetër vdekjet rezultojnë më shumë këtë vit, duke shfaqur raport të zhdrejtë dhe negativ.
“70 vdekje më shumë këtë vit deri në këtë moment”, tha Tola.
Ndërkaq këtë vit numërohen më shumë çifte të kurorëzuara por janë martesa të bëra edhe me shtetas të huaj.
“Martesat janë 47 më shumë këtë vit. Rreth 20% janë martesa me shtetas të huaj, të tjerat janë me banorë të Kukësit, ose brendapërbrenda Shqipërisë”, theksoi Tola.
Sipas të dhënave nga gjendja civile në Kukës kur jemi në përfundim të vitit 2023, në total përllogariten 462 lindje me rreth 30 lindje më pak në krahasim me një vit më parë, 249 vdekje këtë vit rreth 70 më shumë në krahasim me vjet, ndërsa martesat 223 këtë vit rreth 47 më shumë në krahasim me vjet.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)