play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Tregtia e skllevërve përmes Atlantikut ka vijuar dhe pas vitit 1867, thotë historiania

today04/01/2024

Background
share close

Prova të zbuluara nga Hannah Durkin përfshijnë anije të zbarkuara në Kubë ne vitin 1872, si dhe të skllevërve të mbajtur në Benin në 1873, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Historianët kishin supozuar deri tani se tregtia e skllevërve përmes oqeanit Atlantik ishte mbyllur deri në vitin 1867, por ajo duket se ka vijuar dhe për një tjetër dekadë, sipas një studimi të ri.

Dr Hannah Durkin, historiane e universitetit të Newcastle ka zbuluar provat e dy anijeve me skllevër që ndaluan në Kubë në vitin 1872. Një prej tyre, e cila mbante flamur portugez kishte rreth 200 njerëz të kapur të moshave nga 10 deri në 40 vjeç, ndërsa e dyta besohet se ishte një anije amerikane me rreth 630 të burgosur, të ngjeshur në “barkun” e saj.

Durkin thotë se ka gjetur gjithashtu referenca në shtypin e kohës të zbarkimeve të anijeve të skllevërve. “Kjo tregon se tregtia e skllevërve është ndaluar vetëm së fundmi. Vjedhja e jetëve të njerëzve është fshirë nga historia dhe nuk është regjistruar”, tha ajo.

Mes të tjera provave është dhe një dokument i një zyrtari britanik në 1872 i cili refuzon “garancitë e qeverisë së Spanjës se nuk do të ketë importim të skllevërve në Kubë në vitet në vijim”.

Durkin shton se megjithëse Spanja kishte ndaluar zyrtarisht tregtinë e skllevërve në 1867, eksploruesi Sir Henry Morton Stanley, kishte udhëtuar drejt Benin dhe portin e Ouidah në vitin 1873. Ai shkruante se kishte parë rreth 300 njerëz të mbyllur në kuti druri që sapo ishin lënë aty nga dy anije të skllevërve.

Durkin tha: “Ka shumë prova që tregojnë se një sistem skllavëruesish donin të prodhonin fëmijë të skllavëruar pasi kjo i bënte të pasur”.

“Nëse janë plantacionet e sheqerit në Kubë apo ato të pambukut në jug të SHBA, kudo që ndodhte skllavëria , ishte një sistem barbar që dehumanizonte njeriun”.

Durkin thotë se zbuloi se të gjithë të mbijetuarit e Clotilda flisnin në gjuhën e Yoruba që sot flitet në jugperëndim të Nigerisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *