Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/04/2023
Mbreti Charles ka treguar për herë të parë mbështetjen e tij për kërkimin mbi lidhjet historike të monarkisë britanike me tregtinë e skllevërve, sipas The Guardian.
Buckingham Palace lëshoi deklaratën pasi u kontaktua nga The Guardian për historinë e gjerë të përfshirjes dhe investimeve të monarkëve britanikë në skllavërimin e popullit afrikan.
The Guardian ka publikuar një dokument që tregon transferimin e 1000 paund në Royal African Company për tregtinë e skllevërve te mbreti William III, nga Edward Colston, zëvendës-guvernatori i kompanisë.
Pallati Buckingham nuk dha asnjë deklaratë, por tha se mbështet kërkimet në përfshirjen e monarkisë në tregtinë e skllevërve. Një zëdhënës i pallatit tha: “Kjo është një çështje që Madhëria e Tij e ka marrë shumë seriozisht.
Siç i tha Madhëria e Tij krerëve të qeverive të Komonuelthit në Ruandë vitin e kaluar: ‘Nuk mund të përshkruaj thellësitë e pikëllimit tim personal për vuajtjet e kaq shumë njerëzve.
“Ne do të vazhdojmë të gjejmë lidhjet midis monarkisë britanike dhe tregtisë transatlantike të skllevërve gjatë fundit të shekujve 17 dhe 18.
“Si pjesë e kësaj përpjekjeje, familja mbretërore po e mbështet këtë kërkim përmes aksesit në koleksionin mbretëror dhe arkivat mbretërore“, shtoi ai.
Kjo se është hera e parë që Pallati Buckingham deklaron publikisht se mbështet një hulumtim të tillë në historinë shqetësuese të familjes mbretërore. Mbreti Charles ka shprehur më parë keqardhjeje për vuajtjet që shkaktoi skllavëria, duke e përshkruar atë si një “mizori të tmerrshme” kur vizitoi një kala të ish-skllevërve në Ganë në nëntor 2018.
Në fjalimin drejtuar kombeve të Commonëealth në Ruanda qershorin e kaluar, Charles tha më mënyrat për të “pranuar të kaluarën tonë”, duke përfshirë skllavërinë, të cilën ai e quajti “periudha më e dhimbshme”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)