play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Tjetër sukses i arbitrave shqiptar, pajisen me stemën e FIFA-s një arbitër kryesor & tre asistentë

today14/12/2023

Background
share close

FIFA ka vlerësuar sërish arbitrat shqiptar, teksa Florian Lata është pajisur me stemën e FIFA-s si arbitër kryesor dhe tani do të ketë mundësi të gjykojë ndeshje të rëndësishme në Europë. Prej vitesh Shqipëria ishte në listën e FIFA-s me tre arbitra djem, Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Eldorjan Hamiti, ndërsa tashmë listës i shtohet edhe Lata si edhe arbitrja Eglantina Pjetrushaj. Stemën e FIFA-s e mban edhe një tjetë arbitër femër, Emanuela Rusta.FIFA ka vendosur të pajisë me stemën e saj edhe tre asistentë, Arbër Zalla, Xhuljo Mani dhe Erind Burgu. Deri më tani të pajisur me stemën e FIFA-s si asistentë te djemtë ishin Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Rejdi Avdo, Dojando Myftari dhe Ilir Tartaraj.

Ndërsa si asistente femra stemën e FIFA-s e mbajnë Koleta Prenga, Erinda Kume, Mirjeta Salla dhe Edjena Kapxhiu.

Nga arbitrimi shqiptar janë të pajisur me stemën e FIFA-s si Video Match Official (VAR) Enea Jorgji, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Barjamaj, ndërsa gjyqtar i futsallit me stemën e FIFA-s është vetëm Arlind Subashi.

 

 

Ky është një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit. Kriteri që ndikon në rritjen e numrit të arbitrave që pajisen me stemën e FIFA-s është performanca e tyre e mirë në arenën Europiane.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *