Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në solidaritet me Ukrainën shqiptarët iu bashkuan sot nismës ndërkombëtare për të kërkuar ndalimin e agresionit rus. Për një orë në Tiranë ata harruan problemet në vend dhe qëndruan krah ukrainasve për t’iu dhënë mbështetjen në këtë moment të vështirë.
Nga sheshi Skënderbej mijëra pjesëmarrës, familjarë, të rinj, gjimnazistë, apo fëmijë marshuan drejt ambasadës së Ukrainës me flamujt shqiptar e ukrainas në duar si dhe pankarta ndërgjegjësuese kundër luftës.
Në orën 12:00 u kufizua edhe qarkullimi I automjeteve në disa segmente rrugore. Bulevardi Dëshmorët e Kombit përcillte si rrallë herë dëshirën për paqe.
Manifestimi u organizua nga Bashkia e Tiranës, ku kryebashkiaku Erion Veliaj krah ambasadorit të Ukrainës gjatë fjalës së tij në rrugën që sot ka marr emrin “Ukraina e lirë” kishte një thirrje për ambasadën ruse.
Të pranishëm në tubim ishin edhe artistë e politikanë, teksa nuk mungonte as ambasadorja e shteteve të bashkuara Yuri Kim.
Në shenjë falenderimi, kryetari I bashkisë së Kiev Vitali Klichko kishte gjetur kohën mes bombave dhe tmerrit të luftës për të përshëndetur shqiptarët.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)