play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Tirana i kthehet normalitetit pas ndeshjes, Veliaj: Kampionët e tjerë, punëtorët e qytetit

today26/05/2022

Background
share close

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i ka kushtuar një vëmendje të veçantë punëtorëve të Bashkisë të cilët kanë pastruar rrugët e kryeqytetit pas rrëmujës që lanë pas tifozët e skuadrave të Romës dhe Feyenoord. Veliaj shkruan në Facebook se Tirana i është kthyer normalitetit brenda pak orësh.

Mbrëmjen e 25 majit në stadiumin Air Albania u zhvillua finalja e Ligës së Konferencës ku Roma fitoi 1-0 përballë Feyenoord. Tifozët italianë dhe holandezë shkaktuan disa incidente në Tiranë. Blutë e kryeqytetit shoqëruan në komisariat 60 shtetas tifozë problematikë nga të dy skuadrat, nga të cilët 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë, për përfshirje në aktet e dhunshme dhe kundërshtimin e punonjësve të Policisë. Po ashtu, mëngjesin e 25 majit, 80 tifozë italianë u deportuan nëpërmjet Portit të Durrësit.

“Kampionët e tjerë! Ata janë punëtorët e qytetit që e kthyen në normalitet brenda pak orësh kryeqytetin me gjithë fluksin historik të konsumit. Sot në mëngjes Tirana xixë! Ju jemi të gjithë shumë mirënjohës”, shkruan Veliaj.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *