play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Thyhet bojkoti i mjekësisë, studentët e vitit të parë në auditorë

today24/10/2023

Background
share close

Ndonëse protesta e studentëve të mjekësisë vijon, bojkoti i mësimit është thyer.

Që nga e hëna e kësaj jave studentët e vitit të parë dega mjekësi e përgjithshme kanë hyrë në auditorë për të ndjekur mësimin.

Studentët e vitit të parë thonë se marrëvshja për bojkot të mësimit me organizatorët pëfundoi në fund të javës së shkuar. Nga e hëna ata janë rikthyer në mësim, edhe pse me disa mungesa.

Organizatorët na kërkuan një javë bojkot. Normalisht e respektuam, sepse ishte vullneti i të gjithëve. Na kërkuan sërish ta shtyjmë edhe më këtë bojkot, por mesa di unë nuk ramë të gjithë dakord për shtyrjen. Një pjesë vazhdojnë mësimin, ndërsa një pjesë e vogël vazhdon bojkotin. Por mësim po bëjmë rregullisht, leksione dhe seminare, ndonëse me disa spostime në orare,” thotë një student i vitit të parë.

Ne e duam mësimin dhe është pak e vështirë të na kërkosh pushimin, sepse normalisht del dikush që e prish bojkotin dhe ne duket sikur rrimë pas. Sikur njëri ta prishë bojkotin na shtyn edhe ne të tjerëve pas,” shprehet një student tjetër i mjekësisë.

Ndërkohë organizatorët e protestave shprehen se vitet e tjera ka pasur bojkot të plotë të mësimit edhe pse ndihen të lodhur nga ky proces.

Lodhja është prezent, të mos gënjejmë kot, por e bëjmë me pasion këtë punë, sepse e ndjejmë se është gjëja e duhur për t’u bërë që nga vetja e deri tek sistemi arsimor dhe ai shëndetësor,” thotë një nga organizatorët.

Studentët janë shpresëplotë nga gjykata kushtetuese në lidhje me shfuqizimin e ligjit që i detyron ata të punojnë 2–5 vite pas mbarimit të shkollës në atdhe, ndërsa shprehen se do të vijojnë protestat.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *