play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Thirrje Putinit të ndalojë luftën, OKB voton rezolutën

today24/03/2022

Background
share close

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara është mbledhur sot për të  diskutuar rreth situatës në Ukrainë - Egnatia News

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i ka dhënë sërish një goditje diplomatike Rusisë, nëpërmjet votimit të një rezolute përmes të cilës i bën thirrje Rusisë të ndalojë luftën kundër Ukrainës.

CNN shkruan se 140 vende votuan pro thirrjes për ndalimin e luftës në Rusi, pesë kundërshtuan, ndërsa 38 vende abstenuan rezolutën e propozuar nga SHBA-të dhe gati 12 vende të tjera.

Disa javë më parë, 141 vende mbështetën një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë. Edhe pse jo detyruese, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme kanë peshë politike.

Të mërkurën, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara Linda Thomas-Greenfield u tha vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se duke votuar në favor të rezolutës, e cila bën thirrje pjesërisht për një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive nga Federata Ruse në Ukrainë, ata “po votojnë për fundin e luftës.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *