play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

The Weeknd thyen rekordin Guiness si artisti më i dëgjuar në histori

today22/03/2023

Background
share close

Është zyrtare! The Weeknd është artisti më i njohur në botë sipas Librit të Rekordeve Botërore Guinness.

Kanadezi 33-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, vendosi dy rekorde të reja botërore Guinness, duke arritur të ketë plot 111.4 milionë dëgjues mujorë në Spotify, shifër e pa arritur më parë nga asnjë artist tjetër.

Dhe kjo nuk është e gjitha. Kënga “Blinding Lights” e vitit 2020 nga The Weeknd është kënga më e dëgjuar në Spotify e të gjitha kohërave, me më shumë se 3.47 miliardë dëgjime, shkruan DailyMail.

“Blinding Lights” është gjithashtu kënga që ka qëndruar më gjatë në klasifikimin e “Billboard Hot 100” me një total prej 90 javësh qëndrimi në top-listë.

Por pavarësisht këtij suksese, mbetet ende e çuditshme se si mbrëmja më e madhe vjetore e çmimeve të muzikës, “Grammy Awards” nuk e nominoi kurrë këtë këngë për asnjë çmim.

Në mënyrë mbresëlënëse, askush nuk i afrohet as suksesit të klikimeve të artistit The Weeknd.

Shakira është më afër me 81.6 milionë dëgjues mujorë, e ndjekur nga Ariana Grande me 80.6 milionë dëgjues, Taylor Swift me 80.2 milionë dëgjues dhe Rihanna me 78.5 milionë dëgjues.

Sfiduesi më i afërt mashkull i The Weeknd është artisti britanik Ed Sheeran me 77.5 milionë dëgjues mujore.

Dy rekordet e reja botërore të The Weeknd vijnë pas suksesit të madh të këngës së tij të fundit, remiksit të “Die For You” me Ariana Granden.

Kënga arriti në vendin e parë në “Billboard Hot 100”, duke u bërë hiti i shtatë i The Weeknd që kap këtë pozitë.

“Die For You” u publikua fillimisht në albumin “Starboy” të reperit në vitint 2016.

Është gjithashtu bashkëpunimi i katërt midis Grande dhe The Weeknd, pas “Love Me Harder” të 2014-s, “Off the Table” të 2020-s dhe remiksit të vitit 2021 të “Save Your Tears”.

“Starboy” është albumi i tretë i The Weeknd, këngët e të cilit jo pak herë kanë arritur të renditen në vendin e parë.

The Weeknd është në shoqëri të mirë me këtë arritje pasi Michael Jackson është i vetmi artist tjetër mashkull solo që ka shumë hite numër një nga tre albume.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *