Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today11/10/2022
Prestigjiozia “The Guardian” ka renditur Muzen Kombëtar të Fotografisë Marubi në listën e muzeve dhe galerive më të preferuara të lexuesve në Europë në artikullin me titull “U mahnita nga bukuria”.
Në përshkrimin për Marubin, “The Guardian” shkruan se është “një mrekulli” teksa shpjegon me detaje si lindi ideja e këtij muzeu dhe çfarë përmban ai.
“Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi në qytetin verior të Shqipërisë, Shkodër është një mrekulli. Fotografi me origjinë italiane Pietro Marubi hapi studion e parë të fotografisë në Shqipëri në mesin e shekullit të 19-të, kur vendi ishte nën sundimin osman. Gjatë tre brezave ai, punonjësi i tij Kel dhe djali i Kelit, Gegë, dokumentuan një periudhë magjepsëse të historisë shqiptare, që nga fillimet e lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, përmes Luftës Ballkanike dhe asaj të Dytë Botërore, deri në komunizmin e Enver Hoxhës. Koleksioni i fotografive të ekspozuara tregojnë bukur të gjitha sferat e jetës – revolucionarë, fermerë, politikanë, muzikantë, fe, shumëllojshmërinë e mahnitshme të veshjeve tradicionale shqiptare, etj”, shkruan The Guardian.
Këtë artikull e ka shpërndarë dhe Kryeministri i vendit Edi Rama, i cili thotë se “The Guardian” e ka renditur këtë muze në listën e galerive më mbreslënëse në Europë.
“The Guardian me shkrimin “U mahnita nga bukuria”, rendit Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, në listën e muzeve dhe galerive më mbreslënëse të Europë”, shkruan Rama në postimin e tij.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)