play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Arsim

Testi për klasat e 5-ta do të mbahet më 22 Maj

today28/02/2023

Background
share close

Klasat e pesta në mbyllje të ciklit fillor zhvillojnë një testim për të matur dijet e tyre. Për vitin shkollor 2022-2023, ky provim sipas udhëzimit të miratuar nga ministrja Evis Kushi, do të zhvillohet më 22 Maj.

Vlerësimi i arritjeve të nxënësve të Arsimit Fillor është i detyrueshëm për të gjithë nxënësit e klasave të pesta. Testi do të përfshijë lëndët Gjuhë Shqipe, Matematikë dhe Dituri Natyre.

Provimi fillon në orën 10:00 dhe zgjat 1 orë e 30 minuta. Nxënësit duhet të paraqiten 1 orë përpara në qendrën ku do të zhvillohet testi.

Nëpërmjet këtij testimi, veç matjes së dijeve të nxënësve në mbyllje të ciklit fillor, matet e puna e mësuevse.

Veç provimit për klasat e pesta është miratuar edhe udhëzimi për provimet kombëtare të arsimit bazë, ku nxënësit e klasave të 9-ta do zhvillojnë provimet kombëtare, duke nisur me Gjuhën Shqipe më 20 Qershor 2023, me Matematikën më 23 Qershor dhe Gjuhën e Huaj më 26 Qershor. Provimet kombëtare të arsimit bazë zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *