play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

TEST/ Zbuloni anët tuaja të fshehura me ngjyrën që ju tërhoqi më shumë

today24/03/2023

Background
share close

Gjëegjëza dhe iluzionet optike mprehin mendjen dhe nuk është gjithmonë e lehtë të çosh në zgjidhjen e tyre. Madje disa duhet të zgjidhen në një kohë shumë të shkurtër, gjë që tregon se sa të zhvilluara janë disa nga aftësitë tona. Gjithçka që kërkon imazhi i mëposhtëm është që t’i kushtoni vëmendje dhe të përqendroheni në ngjyrën që keni vënë re më shumë. Kjo mund të zbulojë shumë për karakterin tuaj, si për shembull nëse jeni një perfeksionist apo një rrezikues.

Imazhi zbulon njëkohësisht dëshirat tuaja më të thella dhe anët e fshehura të vetes suaj. Pra, cilën ngjyrë keni vënë re më shumë?

Bojëqielli

Nëse jeni fokusuar më shumë tek ngjyra bojëqielli, ju pëlqen të rrezikoni dhe jeni një person shumë kreativ. Ju nuk keni frikë nga dështimi dhe keni një imagjinatë të fortë, që do të thotë se ju pëlqen të konceptoni vazhdimisht ide të reja dhe t’i zbatoni ato.

E verdhe

E verdha tregon se jeni ekstrovert, lehtësisht i adaptueshëm, ndërkohë që keni një natyrë të qetë. Nuk ndikoheni nga ndryshimet në jetë pasi keni gjetur një mënyrë për t’u përshtatur lehtësisht dhe të tjerët ju admirojnë për mënyrën e qetë që zgjidhni problemet e ndryshme.

Blu

Nëse keni vënë re më shumë blunë e thellë, atëherë analizoni gjithçka në jetën tuaj dhe jeni një perfeksionist. Ju vendosni qëllime të larta dhe i arrini ato duke mos bërë kompromis lehtë. Megjithatë, fakti që analizoni çdo gjë shumë herë ju çon në mbianalizim dhe kjo nuk ju lë kurrë të pushoni.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *