Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shqipëria do t’i dhurojë Turqisë 1 milionë euro, si ndihmë për vendin pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit që i mori jetën mijëra personave. Në një lidhje telefonike për mediat turke, ku u zhvillua mbrëmjen e së mërkurës një fushatë masive për mbledhjen e fondeve për të shëruar plagët e të mbijetuarve nga tërmeti, Rama shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, teksa theksoi se Shqipëria nuk do ta harrojë ndihmën e Turqisë pas tërmetit të 2019 që goditi vendin tonë.
“Faleminderit që më bëtë pjesë e kësaj fushate takimi. Jam shumë i lumtur dhe i nderuar për këtë. Si zëri i Shqipërisë, dua t’ju them se jemi thellësisht të pikëlluar nga kjo ngjarje e tmerrshme. Të hënën Shqipëria shpalli zi kombëtare dhe flamuri ynë u ul në gjysmështizë.Ne bëmë thirrje për unitet dhe solidaritet në vendin tonë kundër kësaj tragjedie. Në të njëjtën kohë, dërguam ekipet tona të ndihmës dhe ushtarët për të ndihmuar sa të mundemi. Ne e dimë që jemi një vend i vogël, por kemi një zemër të madhe. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që Turqia dhe Presidenti Erdogan bëri për ne. Nuk e kemi harruar kurrë atë që keni bërë për ne në tërmetin e 2019 dhe jemi gati të bëjmë më të mirën për të mbështetur popullin turk. Do të doja të dhuroja 1 milion euro në emër të popullit shqiptar. E di që nuk është shumë, sigurisht e di që duhet shumë më tepër. Por kjo është gjithçka që mund të bëjmë tani, dhe gjëja e rëndësishme është që zemrat tona të jenë një”, tha Rama
Dhjetra personazhe të famshëm dhe biznesmenë turkë morën pjesë në natën e bamirësisë “Turqia një zemër”, e cila u mbajt me transmetimin e përbashkët të shumë kanaleve televizive.
Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet fatal me forcë 7.8 ballë mëngjesin e 6 shkurtit, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në mbi 35 mijë, ndërkohë që ende vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave të shembura.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)