Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Ka shumë teori të çmendura për familjen mbretërore, por njëra prej tyre tashmë është bërë virale në internet. Bëhet fjalë për Princeshën Charlotte, fëmijën e dytë të Princit William dhe Kate Middleton. Charlotts e vogël është e radhës në radhën e fronit pas Princit George, i cili është i dyti në radhë pas babait të tij.
Mediat sociale janë vërshuar me komente se Charlotte është në të vërtetë rimishërimi i Princeshës Diana.
Përdoruesit e Twitter pretendojnë se shohin një ngjashmëri mes saj dhe gjyshes së saj të ndjerë. Por ka një tjetër gjakblu që Charlotte i ngjan edhe më shumë se Lady Di.
Kujt i ngjan më shumë Princesha Charlotte?
Nëse shohim fotot e vjetra, kur ishte fëmijë, Charlotte i ngjan më shumë Mbretëreshës Elizabeth. Është si të shohim dy njerëz identikë kur shikojmë fotot e vjetra të mbretëreshës së ndjerë.
Kur Charlotta e vogël ishte në karrocë duke e çuar atë dhe vëllezërit e motrat e saj nga Westminster Abby, ajo u kap duke bërë fytyra të ngjashme me Lady Di. Por sipas shumicës, sjellja dhe pamja e saj janë elementët që e bëjnë të duket më shumë si Mbretëresha Elizabeth II kur ishte e re./abcnews.al
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)