play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Temperaturat në Siberi bien në minus 50 Celsius

today04/12/2023

Background
share close

Temperaturat në një pjesë të madhe të Siberisë ranë në minus 50 gradë Celsius. Stuhia e borës përfshiu gjithashtu edhe Moskën ndërsa u ndërprenë fluturimet. Në Republikën Sakha, e vendosur në pjesën verilindore të Siberisë Yakutsk, një nga qytetet më të ftohtë në botë, temperaturat gjithashtu ranë nën minus 50 C. Sipas meteorologëve temperature të tilla zakonisht regjistrohen në fillim të janarit.

Temperaturat prej minus 50 C janë bërë të zakonshme vitet e fundit për shkak të ndryshimeve klimatike. Në kryeqytetin rus, reshjet më të mëdha të borës që janë parë ndonjëherë shkaktuan vonesa në disa aeroporte, me pistat e mbuluara me borë të dendur. Të paktën 54 fluturime u anuluan në tre aeroportet më të mëdha të kryeqytetit. Temperaturat në Moskë parashikohet të bien në rreth minus 18 gradë Celsius këtë javë.

I ftohti polar përfshiu gjatë fundjavës edhe Gjermaninë  me temperature nën zero dhe ku dhjetëra fluturime u anuluan. Gjithashtu reshjet e dëborës përfshinë edhe Amsterdamin , ku pasagjeret mbeten te bllokuar ne aeroporte. Stuhia e bores ka goditur veriun e Anglisë ku mbi 2,500 njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Met Office, agjencia e motit në Mbretërinë e Bashkuar, ka lëshuar një paralajmërim për ngrica dhe temperature nën zero në pjesë të Midlands, Uellsin verior dhe qendror si dhe Skocisë lindore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *