Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/05/2022
Kompania telefonike “Boost Mobile”, do të lejojë pagesën e kësteve të blerjes së
telefonit me “boostcoin” nëpërmjet shikimit të reklamave dhe luajtjes së
lojërave.Operatori njoftoi se pagesa e telefonit të blerë bëhet duke e shkarkuar
aplikacionin “BoostOne” dhe më pas duke ndërvepruar me lojërat dhe
reklamat.
Megjithatë,ky nuk është edhe aq lajm i mirë, pasi një boostcoin ka vlerë
prej 1 cent. Përdoruesit do t’i duhet të luajë orë të tëra e të shohë reklama pafund për te
paguar faturën e telefonit.
“Ky përfaqëson një model të ri të biznesit dhe është një hap
drejt së ardhmes për konsumatorët”, deklaroi drejtori i “Boost Mobile”, Stephen Stokols,
duke shtuar se është koha që të dilet përtej mënyrave të vjetra.“Boost Mobile” synon ta
orientojë kompaninë në digjitalizim të plotë, duke i hequr edhe paratë fizike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)