Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/07/2022
Një delegacion shqiptar është nisur sot drejt Brukselit ndërsa të martën mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian.
Delegacioni përbëhet nga 25 zyrtarë, pjesë e grupit negociator me Unionin, kryesuar nga kryeministri dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të cilët do të ulen përballë përfaqësuesve të 27 vendeve anëtare të unionit në prani të përfaqësuesit të lartë të politikës së jashtme Josef Borrell, komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi dhe ministrit të Jashtëm çek, vend që ka Presidencën e radhës së BE.
Përfaqësuesit e të dy palëve do të paraqesin kornizën negociuese e cila duhet të miratohet. Për Shqipërinë kjo do të jetë dhe çelja zyrtare e negociatave.
AXHENDA
E hënë, 18 korrik
15.00 – Fluturim i posaçëm drejt aeroportit “Zaventem” të Brukselit (TC-ANA)
17.30 – Mbërritja në aeroportin “Zaventem” të Brukselit
Kryeministri dhe delegacioni që e shoqëron mirëpriten nga znj. Suela Janina,
Ambasadore e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Europian
17.40 – Nisja drejt qytetit të Brukselit
E martë, 19 korrik
08.30 – Takim mes z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, z. Dimitar
Kovaçevski, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe znj. Ursula
von der Leyen, Presidente e Komisionit Europian (Vendi: Selia e Komisionit
Europian, Le Berlaymont, Rue de la Loi 200, 1049 Bruxelles)
Formati: 1+2
Pjesëmarrës nga delegacioni shqiptar:
Z. Edi Rama, Kryeministër
Znj. Olta Xhaçka, Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme
Z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
09.00 – Deklaratë e përbashkët shtypi e Kryeministrit Rama, Kryeministrit Kovaçevski
dhe Presidentes Von der Leyen
11.00 – Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare (Vendi: Europa Building, Rue de
la Loi 155, 1040 Bruxelles)
Tryeza e parë
15.00 – Takim screening i z. Zef Mazi, Kryenegociator i Shqipërisë me BE
18.00 – Pritje e përbashkët me palën Maqedonase me rastin e hapjes së negociatave
me Bashkimin Europian.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)