Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Mbi 2 mijë nxënës të tre shkollave të mesme në Indiana të SHBA-së, u mblodhën për të tentuar të hynë në Librin e Rekordeve “Guiness”, nëpërmjët lojës “Duck, Duck, Goose”.
Loja zgjati rreth 16 minuta, në përputhje me rregullat e vendosura nga “Guiness”.
Zyrtarët e shkollës pretendojnë se nxënësit e kanë thyer rekordin, por kjo ende nuk është konfirmuar.
Rekordi i fundit u shënua në vitin 2011, nga nxënësit e një shkolle në Missouri.
“Duck, Duck, Goose”, është lojë e njohur ndërkombëtarisht, ku lojtarët duhet të mblidhen në formë të një rrethi, e një anëtar të sillet rreth tyre.
Në momentin kur anëtari e lëshon prapa shpindës së lojtarëve një send (zakonisht lodër të vogël), duhet të vrapojë që të mos kapet.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)