play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

‘Të gjithë trupat janë trupa vere’: Ministria në Spanjë prezanton fushatën e veçantë dedikuar grave

today28/07/2022

Background
share close

Ministria e Barazisë ( Ministry of Equality- departamenti në qeverinë e Spanjës, fokusi i të cilës është barazia gjinore dhe politikat që luftojnë të gjitha format e dhunës ndaj grave) ka lançuar fushatën ndoshta më interesante të kësaj vere!

Fushata verore, e cila u bë shpejt virale në mediat botërore ka për qëllim të inkurajojë gratë me forma dhe përmasa të ndryshme trupore ta shijojnë verën 100% duke u çliruar nga komplekset e “trupit të verës”. Slogani i fushatës është: “Vera është gjithashtu e jona” dhe në kopertinë shfaqen gra të ndryshme në moshë, ngjyrë, formë dhe përmasa teksa shijojnë diellin dhe detin.

“Shijoje siç do, ku do dhe me kë do ti!”- shkruhet në përshkrim. Pjesë e fotos është gjithashtu një grua topless e cila i është nënshtruar operacionit ku ka hequr njërin prej gjinjve.

“Të gjithë trupat janë trupa plazhi.- tha  Ione Belarra, Ministrja e të Drejtave Sociale në Spanjë. Të gjithë trupat vlejnë dhe ne kemi të drejtën ta shijojmë jetën siç jemi, pa ndjesi faji apo turpi. Vera është për të gjithë.

'Të gjithë trupat janë trupa vere': Ministria në

Ideja e kësaj fushate është për të zbehur ndikimin që kanë steriotipizimet tek vetëbesimi i grave dhe sesi pritshmëritë për fizikun kanë ndikuar dhe mohuar të drejtat e tyre për të shijuar siç e meritojnë.

“Trupa të ndryshëm, pa stereotipe gjinore. Vera na përket edhe ne. Të lira, të barabarta dhe të larmishme”, shkroi në Twitter Antonia Morillas, kreu i institutit të grave dhe organizatës që fshihet pas nismës.

Gjithsesi, fushata është konsideruar si absurde nga liderët e partisë kundërshtare të cilët janë shprehur se “po krijohet një problem që nuk ekziston.”

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *