play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Të gjithë në peshore, vendimi i pazakonte i kompanisë ajrore për pasagjerët

today31/05/2023

Background
share close

Autoriteti i aviacionit civil të Zelandës së Re po i kërkon transportuesit kombëtar Air New Zealand të peshojë pasagjerët në fluturimet ndërkombëtare nga Auckland deri më 2 korrik.

Por kjo nuk është e gjitha, çmimi i biletave do të vendoset nga pesha e pasagjerit. Nisma është pjesë e një sondazhi që do të mbledhë të dhëna për ngarkesën dhe shpërndarjen e peshës në avionë.

“Ne do të peshojmë gjithçka që vjen në bord, nga ngarkesat te ushqimet dhe bagazhet,” thekson Alastair James, specialist i përmirësimit të kontrollit të ngarkesave të linjës ajrore. “Për klientët, ekuipazhin dhe bagazhet e kabinës, ne përdorim peshat mesatare që mbledhim përmes kërkimit.”

Sidoqoftë, pesha është një e dhënë personale që jo të gjithë duan ta zbulojnë. Për këtë arsye, dhe për të mbrojtur privatësinë e pasagjerëve, kompania ajrore specifikon se të dhënat do të jenë anonime.

Pasagjerëve do t’u kërkohet të qëndrojnë në një peshore dixhitale përpara se të hipin, pesha e tyre do të regjistrohet por nuk do të shfaqet në ekran ose për kalimtarët.

“Ne e dimë se peshorja mund të jetë e frikshme për disa njerëz. Ne duam t’i sigurojmë klientët tanë se pesha e tyre nuk do të shfaqet askund, ne as nuk do ta dimë për këtë”, siguron James.

Nuk është hera e parë që Air NZ i vendos pasagjerët e saj në “torturën e peshores”. Pasagjerët në fluturimet e brendshme kishin marrë pjesë në një sondazh të ngjashëm në vitin 2021, por ai për udhëtarët në fluturimet ndërkombëtare u vonua për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *