play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Të dhënat e Censit të popullsisë publikohen në Qershor 2024

today16/01/2024

Background
share close

Të dhënat e Censit të popullsisë do të bëhen publike në muajin Qershor 2024. Lajmin e dha drejtoresha e INSTAT.

Në një konferencë shtypi, Elsa Dhuli tha se të dhënat e grumbulluara nga ky proces do të kalojnë në faza të mëtejshme siç janë përpunimi dhe hedhja e tyre në tabelë.

“Për 3 censet e kryera nga INSTAT, Qershori ka qenë afati më i afërt i publikimit pas përfundimit të mbledhjes së të dhënave dhe gjithashtu pas mbledhjes së të dhënave të anketës pascens, e cila këtë raund përfundoi në Dhjetor 2023. Të dhënat e Censit do të jenë gati për publikim në muajin Qershor 2024. Këto të dhëna janë pjesë integrale e planit të punës të INSTAT dhe do të reflektojnë informacionin më të fundit statistikor për vendin.

Të dhënat që do të publikohen do të përmbajnë informacion të detajuar mbi demografinë, ekonominë, arsimin, shëndetësinë, duke ofruar statistika të nevojshme për të gjithë grupet e përdoruesve. Rezultatet e Censit do të ofrojnë një bazë të fortë për planifikimin e politikave publike dhe do të ndihmojnë në zhvillimin e programeve që synojnë përmirësimin e jetesës së qytetarëve në vend. Gjithashtu, do kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës, si dhe do të ndihmojnë në monitorimin e progresit të vendit në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”, u shpreh drejtoresha e INSTAT.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *