play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Ekonomi

Të ardhurat nga turistët e huaj arritën rekordin në 6 muajt e parë të 2022, shumë shpenzime dhe shqiptarët jashtë

today13/09/2022

Background
share close

Shqipëria duket se po shkon drejt vitit më të mirë historik të turizmit, sa i përket prurjeve të të huajve, duke kaluar edhe 2019-n, që deri tani ishte më pozitivi, për tu ndërprerë më pas nga pandemia.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë në bilancin e pagesave tregojnë se shpenzimet e të huajve në Shqipëri në 6 muajt e parë të vitit arritën në 1.13 miliardë euro, me një rritje prej 64% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur vendi nuk e kishte marrë ende veten nga pandemia. Edhe në raport me 2019-n, prurjet valutore të të huajve në Shqipëri u rritën me 32%.

6 muajt e parë të 2022-t shënuan dhe nivelin më të lartë historik, që kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat (shiko grafikun: Bilanci i udhëtimeve, 6 M I). Tendenca pritet të vijojë, pasi të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e të huajve kanë kulmuar në muajt e verës. Nga jugu në veri, të turistët e huaj kanë qenë të shumë në numër këtë sezon.

Që në tremujorin e parë të vitit, shpenzimet e të huajve në Shqipëri e tejkaluan me 17% nivelin e 2019-s, ndërsa në të dytin zgjerimi ishte dhe më i fortë me bazë vjetore, me 43%, i ndihmuar dhe nga finalja e Ligës së Konferencave, që u mbajt në maj. (Shiko grafikun: Shpenzimet e të huajve në Shqipëri).

 

 

Sipas të dhënave të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit në vend hynë rreth 2.5 milionë shtetas të huaj, me rritje 16.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s. (Shiko grafikun: Hyrjet e shtetasve të huaj, totali, Janar-Qershor).

“Arratisen” dhe shqiptarët

Lehtësimi i kufizimeve nga pandemia ka bërë që jo vetëm të huajt të vizitojnë vendin tonë, por edhe shqiptarët të ikin jashtë. Sipas Bankës së Shqipërisë, shqiptarët kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit gati 800 milionë euro, pothuajse dyfish më shumë se një vit më parë, kur ishe pothuajse e pamundur të udhëtoje në vendet e BE-së për shkak të rregullave të rrepta si kufizime në hyrje, apo kërkesa për vaksina e teste. Edhe në raport me 2019-n, shpenzimet janë rritur me 14%.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në 6 muajt e parë të vitit 2022 dolën 2.5 milionë shtetas shqiptare, 51% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, por 5% më pak se në 6 muajt e parë të 2019-s. Megjithatë, shpenzimet janë më të lartë në 2019-n, duke treguar se kosto për person për të udhëtuar jashtë vendit ka qenë më e lartë sesa tre vjet më parë.

Bilanci, në Shqipëri mbeten 338 milionë euro

Që nga viti 2013, bilanci i udhëtimeve është pozitiv, që dmth që të huajt që udhëtojnë në Shqipëri shpenzojnë më shumë sesa shqiptarët që lëvizin jashtë. Në 6 muajt e parë të vitit 2022, bilanci pozitiv i turizmit ishte 338 milionë euro, duke shënuar rekordin pozitiv më të lartë të regjistruar ndonjëherë në vend. /Monitor/

foto galeri

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *