play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Tarifa kundër BE-së? Liderët europianë me një zë kundër Trump: Do të reagojmë

today03/02/2025

Background
share close

Bashkimi Europian do të reagojë nëse interesat e saj goditen, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron pas kërcënimeve të homologut të tij amerikan, Donald Trump për tarifa ndëshkuese.

“Nëse sulmohen interesat tona tregtare, Europa, si një fuqi e vërtetë do duhet të respektohet, e kësisoj do të reagojë”, tha Presidenti francez pasi arriti në një takim informal për mbrojtjen me udhëheqësit e tjerë të shteteve në Bruksel.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, tha se BE-ja është mjaftueshëm e fortë për të reaguar ndaj taksave tregtare amerikane. Megjithatë sipas tij, “qëllimi duhet të jetë që gjërat të bëhen në bashkëpunim”.

Edhe shefja për politikën e jashtme në BE, Kaja Kallas, tha se nuk do të ketë fitues në një luftë tregtare.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka thënë nga ana tjetër se Europa dhe SHBA-ja kanë nevojë për njëra-tjetrën. Sipas tij do ishte “tërësisht gabim” dhe duhet bërë çdo gjë që mundet për të ndaluar aleatët të zihen me njëri-tjetrin “përballë kërcënimit rus apo zgjerimit kinez”.

Kujtojmë se së fundmi Trump vendosi tarifa mbi mallrat e importuara nga Kanadaja, Meksika dhe Kina. Të treja këto vende thanë se do përgjigjen reciprokisht. Ndërkohë të dielën mbrëma, Trump u shpreh se tarifat për BE “do të ndodhin padyshim”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%