play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Synon të mbrojë delfinët, Franca ndalon përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscayt

today19/01/2024

Background
share close

Franca ka ndaluar përkohësisht peshkimin në Gjirin e Biscay për të mbrojtur delfinët. Vendimi hyn në fuqi të hënën dhe zgjat deri më 20 shkurt, duke prekur pikat e peshkimit në brigjet e Atlantikut të vendit.

Ekspertët vlerësojnë se rreth 9,000 delfinë vdesin në gji çdo vit pasi janë kapur aksidentalisht në pajisje peshkimi. Peshkatarët vendas thonë se ndalimi është absurd por qeveria ka premtuar kompensim.

Vitin e kaluar gjykata më e lartë administrative e vendit, Këshilli i Shtetit, urdhëroi masën pasi ambientalistët kërkuan mbrojtje më të mirë për gjitarët detarë.

Ndalimi, që zgjat rreth një muaj, është i pari që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Peshkimi do të ndalet pothuajse tërësisht gjatë ndalimit që mbulon një zonë nga Finistere në Brittany deri në kufirin spanjoll.

Disa në industri vlerësojnë se mund të humbasin miliona euro të ardhura, por qeveria franceze ka premtuar kompensim. Ministri Christophe Béchu tha se deri në 75% të humbjeve do të mbulohen dhe paguhen sa më shpejt të jetë e mundur.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *