Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Është prezantuar këtë të hënë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo u prezantua gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja. Në fjalën e tij, Duka falenderoi Rejan për kontributin e tij në këto 3 vjet e gjysmë si trajner i kombëtares shqiptare.
“Sot jemi në këtë komunikim publik për të mbyllur një etapë nën drejtimin e trajnerit Reja dhe për të filluar me një staf të ri për ekipin tonë kombëtar, me objektiva të qarta. Doja ta falenderoja Rejan për kontributin e tij, për rezultatet e arritura, për gjithçka ka dhënë në këto 3 vite e gjysmë në Shqipëri… Në pikëpamjet humane, Edy Reja ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të FSHF. Ky nuk është vetëm një takim formal, por do të vazhdojnë dhe komunikimin mes stafit të ri dhe të vjetër, për të përçuar mesazhet e domosdoshme që do t’i duhet stafit të ri”.
Vetë Reja tha se largohej krenar nga Shqipëria dhe nënvizoi rezultatet e arritura në këto vite.
“Jam jashtëzakonisht i emocionuar në këtë momente. Çdo rrugëtim ka një fund, por nga ana e punës dhe ana njerëzore, bashkëpunimi që kam pasur, do doja të nënvizoja rezultatet që kemi arritur, që nuk janë për t’u lënë mënjanë. Kemi bërë të luajnë për herë të parë rreth 40 lojtarë. Kemi marrë rezultate fituese. Kemi qenë shumë afër për t’u kualifikuar në Botëror dhe për 1 pikë mund edhe të kishim arritur të kalonim në eliminatoret për në Botëror. Por edhe periudhën e fundit, i ndikuar nga shumë situata të ndryshme, nga Covid nuk kam pasur mundësinë të paraqes në fushë skuadrën më të mirë. Kam ardhur dhe kam gjetur një skuadër që nuk kishte as krye as fund. Kemi bërë një punë të jashtëzakonshme, nuk kemi pasur qëllime të tjera personale. Çdo gjë që kam bërë për federatën, ka qenë çdo gjë serioze dhe profesionale. Dua të falenderoj dy ndihmsat e mi që më kanë mbështetur jashtë mase, gjithashtu dua të falenderoj mjekun dhe fizioterapistin. Po largohem, por po le pas një pjesë të zemrës time. Dua të falenderoj nga zemra Presidentin Duka që më dha këtë mundësi gjithashtu edhe gjithë stafin e Federatës dhe do falenderoj dhe disa nga gazetarët. Disa të tjerë pak më pak sepse më kanë vështirusuar punën. Jam menduar të mbaj një raport miqësor dhe me ju. Për punën e bërë në një moment të dytë do ta gjykojnë të tjerët, uroj që unë të kem punuar mirë. Të kem dhënë më të mirën dhe unë mund të them që largohem me kokën lart, i kënaqur sepse kemi punuar shumë fort, kemi krijuar një strukturë, skuadër dhe grup të bukur dhe nëse Silvinjo që është një person që e kam njohur sot do të ketë kapacitetin që të bashkoj punën e bërë bashkë si për lojtarët shqiptarë që janë futur pak vonë në grup, më kanë treguar që kanë cilësi, që duhet ti merrnim në konsideratë më pare sepse në dy ndeshjet e fundit miqësore më kanë dhënë përgjigje jashtëzakonisht shumë pozitive”, tha mes të tjerash Reja.
Duka: I bindur që kemi bërë zgjedhjen e duhur për të ndihmuar skuadrën
Sylvio Mendes Campos Júnior, i njohur si Silvinjo është trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Trajneri brazilian u prezantua gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin e FSHF, Armand Duka dhe ish-trajnerin Edoardo Reja.
Gjatë fjalës së tij, Duka tha se Sylvinho është një ish-futbollist i madh dhe u shpreh i bindur se FSHF ka bërë zgjedhjen e duhur për ekipin kombëtar.
“Ne kemi arritur një marrëveshje për të drejtuar ekipin kombëtar deri në 2024, kontrata është deri në fund të Europianit që tregon se objektivi ynë është i qartë për të marrë pjesë. Do bëjmë maksimumin që me stafin e ri të arrijmë objektivat. Sylvinho është një ish-futbollist i madh dhe jam i bindur se kemi bërë zgjedhjen e duhur për ekipin kombëtar“, tha Duka./
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)