Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today13/12/2022
Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të nis me datë 19 dhjetor
Ashtu si tanimë dihet, këtë vit do të jetë Arbana Osmani që do ta drejtojë këtë edicion, duke premtuar surpriza të shumta. Vetë organizatorët kanë bërë me dije se këtë vit janë 26 këngëve pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative. Ditën e sotme është mbajtur edhe konferenca për shtyp, duke na zbuluar kështu edhe surprizat. Ka qenë vetë moderatorja, Arbana Osmani që ka zbulur se të ftuarit special të festivalit do të jenë pikërisht fituesit e Eurosong, Kalush Orchestra.
Grupi i njohur nga Ukraina do të jenë në skenën e Pallatit të Kongreseve në netët festive. Ndërkohë Arbana Osmani nuk do të jetë e vetme në skenë, por moderatorja nuk ka zgjedhur që të bëjë publik emrin e moderatorit që do ta shoqërojë përgjatë 4 netëve. Ashtu si tashmë dihet, këtë vit do të jetë publiku që do të përzgjedhë emrin e fituesit të Festivalit. Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë.
Por ndryshe nga vitet e kaluar, Festivali i 61-të i Këngës në RTSH vjen me një risi lidhur me këngën që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, fituesi i së cilës do të zgjidhet me votat e publikut me anë të SMS-ve. Çmimi për 3 vendet e para, çmimi për artistët e rinj dhe grupet alternative si dhe çmimi për karrierën do të jepen pas një vlerësimi nga juria. Në festivalet e mëparshme të Këngës në RTSH fituesi i çmimit të parë ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion, por këtë vit, vendin tonë në “Eurovision Song Contest 2023” që do të zhvillohet në Britaninë e Madhe, do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)