play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Studiuesi holandez që parashikoi tërmetin, çfarë deklaroi pas tragjedisë

today07/02/2023

Background
share close

Një studiues nga Holanda parashikoi tërmetin në Turqi, vetëm tre ditë para se të ndodhte. Studiuesi holandez i quajtur Frank Hoogerbeets nga Solar System Geometry Survey (SSGEOS) lëshoi një paralajmërim në Twitter tre ditë më parë se një tërmet masiv do të tronditë Turqinë. Agjencia për të cilën punon Hoogerbeets, Solar System Geometry Survey është një institut kërkimor që monitoron gjeometrinë e trupave qiellorë në lidhje me aktivitetin sizmik. Parashikimi i tij u bë realitet mëngjesin e 6 shkurtit, kur një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë dhe Sirinë që deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 1,700 njerëzve.

“Herët a vonë do të ketë një tërmet 7,5 ballë në këtë rajon (Turqia, Jordani, Siri, Liban),” shkroi Frank Hoogerbeets në Tëitter më 3 janar. Megjithatë, jo shumë përdorues të rrjetit i kushtuan vëmendje parashikimit deri të hënën. Tweet-i i Hoogerbeets tani ka mbi 21 milionë shikime, 77.9 mijë pëlqime dhe mbi 23 mijë retweet. Eksperti holandez është ende duke përdorur platformën e tij për t’i mbajtur njerëzit të përditësuar për situatën aktuale.

Hoogerbeets shprehu gjithashtu ngushëllimet e tij për tragjedinë. “Zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti i madh në Turqinë Qendrore. Siç e thashë më herët, herët a vonë kjo do të ndodhte në këtë rajon, ngjashëm me vitet 115 dhe 526. Këta tërmete gjithmonë paraprihen nga gjeometria kritike planetare, siç ndodhi në 4 dhe 5 shkurt”, shkroi Hoogerbeets në Twitter.

Tërmeti shkatërrues në Turqi dhe Siri ende nuk ka një bilanc të numrit të viktimave që ka shkaktuar, në një kohë që mijëra trupa të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat, por ende vijon kërkimi për të tjerë që mund të jenë gjallë të bllokuar në gërmadha.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *