Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sa shpesh ziheni me partnerin? Për çfarë ziheni? Si ziheni?
Këto ishin disa nga pyetjet që studimi më i fundit nga YouGov mori në konsideratë teksa pyeti disa mijëra amerikane që janë prej vitesh në një marrëdhënie serioze.
Rezultatet e studimit për sa i përket pyetjes se sa të shpeshta ishin zënkat mes çifteve varjonin ndjeshëm.
Rreth 30% thanë se ziheshin të paktën 1 herë në javë, 28% thanë 1 herë ose pak herë në muaj ndërsa 32% thanë disa herë në vit.
Vetëm 3% thanë se nuk zihen kurrë.
Në raport me moshën, të dhënat treguan se çiftet në moshë më të re apo ata që janë në vitet e para të marrëdhënies zihen më shpesh.
Tipi i marrëdhënies (martesë apo bashkëjetesë) nuk duket se ndikon shumë në frekuencën e zënkave.
Cilat janë temat që i shtyjnë çiftet drejt zënkave?
Përgjigja më e shpeshtë ishte: toni i zërit ose sjellja arrogante (39%).
Më pas vini paratë, stili/mungesa e komunikimit, punët e shtëpisë, marrëdhëniet me familjarët etj.
Mosha e çifteve ndikoi gjithashtu në përgjigjet e dhëna.
Çiftët nën 45 vjeç ishin më të predispozuar se sa ata mbi 45, për t’u përfshirë në zënka nga më të ndryshmet, ndërsa moshat më të mëdha zgjodhën më tepër opsionin e parë që ishte ngritja e zërit ose sjellja arrogante.
Gjysma e çifteve në një marrëdhënie serioze (50%) thanë se ata kanë një stil shumë ose mesatarisht të shëndetshëm të të argumentuarit me njëri-tjetrin, ndërsa 30% thanë se stili i tyre ishte shumë ose mesatarisht i pashëndetshëm.
Disa nga sjelljet e pashëndetshme të raportuara nga çiftet gjatë zënkave ishin:
1 – Ngritja e zërit: 26% thanë se e bëjnë këtë gjithmonë ose shumicën e rasteve, 49% thanë se e bëjnë këtë ndonjëherë, ndërsa 19% nuk e bënin kurrë këtë;
2- Heshtja / Mbajta qëndrim pa folur: 19% thanë se e bëjnë këtë gjithmonë ose shumicën e rasteve, 41% e bëjnë këtë ndonjëherë, ndërsa 31% nuk e bëjnë kurrë këtë;
3 – Sharjet: 12% thanë se e bëjnë këtë gjithmonë ose shumicën e rasteve, 27% thanë se e bëjnë këtë ndonjëherë ndërsa 53% nuk e bëjnë kurrë këtë;
4 – Qarja: 14% thanë se e bëjnë këtë gjithmonë ose shumicën e rasteve, 29% e bëjnë këtë ndonjëherë, dhe 51% nuk e bëjnë kurrë këtë.
Të pyetur nëse zënkat e tyre mund të përfshinin edhe veprime fizike si shtyrja e partnerit, shuplakat apo të tjera akte të dhunshme:
Më pak se 5% thanë se kjo ndodh në të gjitha rastet e zënkave ose shumicën e tyre.
14% thanë se kjo ndodh të paktën ndonjëherë; ndërsa 81% thanë se kjo nuk ndodh kurrë me ta.
Mosha por mbi të gjitha shkollimi (kryerja e shkollës së mesme ose universitetit ) ndikoi në rezultatet e mësipërme, ku sa më i lartë shkollimi i të dy partnerëve aq më e i ulët ishte probabiliteti për t’u përfshirë në zënka agresive apo fizike.
Rreth 50% e çifteve serioze të intervistuara pranuan se “i duket sikur zihen vazhdimisht për të njëjtat gjëra me partnerin” ndërsa rreth 1 në 5 çifte thanë se zënkat shpesh zgjasin më shumë se 24 orë.
Rreth 1/3 e çifteve me fëmijë nën moshën 18 vjeç (35%) thanë se ndonjëherë ata janë zënë para fëmijëve.
1 në 5 thanë se janë zënë para miqve dhe 16% pranuan se janë zënë në ambiente publike.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)