Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today27/06/2023
Ato luajnë dhe shfaqin tipare unike të personalitetit, ashtu si njerëzit. Dhe tani, është zbuluar se delfinët bëjnë diçka tjetër “njerëzore”, ato i trajtojnë foshnjat e tyre me ëmbëlsira.
Natyra e mahnitshme e delfinëve konfirmohet edhe një herë nga një hulumtim i ri i cili zbulon se delfinët femra përdorin një frekuencë më të lartë të folurit kur u drejtohen foshnjave të tyre.
Studiuesit regjistruan zërin karakteristikë të 19 nënave në Florida kur ato shoqëroheshin nga foshnjat e tyre dhe kur notonin vetëm ose me të rritur të tjerë në tufë.
Vihet re se fishkëllima e delfinëve është sa unike aq edhe e rëndësishme, konsiderohet sikur po thojnë emrin e tyre.
“Ata i përdorin këto fishkëllimë për të mbajtur gjurmët e njëri-tjetrit. Është sikur ata të thonë rregullisht ‘Unë jam këtu’, vëren bashkë-udhëheqësja e studimit Leila Saing, një biologe detare në Institutin Oqeanografik Woods Hole në Massachusetts.
Megjithatë, kur ata e drejtojnë këtë sinjal tek foshnjat e tyre, lartësia e fishkëllimës është më e lartë dhe diapazoni i zërit është më i madh se zakonisht, sipas hulumtimit të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences.
“Kjo ishte e vërtetë për të gjitha nënat në studim”, shpjegon biologu Peter Tyack, studiuesi tjetër kryesor nga Universiteti i St Andrews në Skoci.
Mbledhja e këtyre të dhënave nuk ishte një detyrë aq e lehtë. Për më shumë se tre dekada, shkencëtarët kanë vendosur shpesh mikrofona të posaçëm në delfinët nëna në gjirin Sarasota, Florida, në mënyrë që të regjistrojnë fishkëllimat karakteristike kur ata kishin fëmijë dhe kur nuk kishin.
“Janë të dhëna të paprecedentë, tepër fantastike. Ky hulumtim është rezultat i përpjekjeve të tepërta kërkimore”, shpjegon Maurizio Cantor, një biolog detar në Universitetin Shtetëror të Oregonit, i cili nuk ishte i përfshirë në kërkime.
Nuk është përcaktuar pse njerëzit, delfinët dhe krijesat e tjera përdorin fishkëllimat për të folur me të vegjlit e tyre. Megjithatë, shkencëtarët besojnë se ndoshta kjo i ndihmon foshnjat të mësojnë të shqiptojnë tinguj të rinj. Hulumtimet nga vitet 1980 tregojnë se foshnjat njerëzore i kushtojnë më shumë vëmendje kur u flitet me një gamë më të gjerë tonesh.
Megjithatë, në rastin e delfinëve, studiuesit u përqendruan vetëm në frekuencën e tyre, kështu që ata nuk e dinë nëse gjitarët e mrekullueshëm detarë përdorin të njëjtin tingull edhe në situata të tjera, apo nëse ajo i ndihmon foshnjat e tyre të mësojnë të “flasin” me delfinët njëlloj si njerëzit.
Një arsye tjetër e mundshme që nënat të përdorin tinguj të caktuar është tërheqja e vëmendjes së foshnjave.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)