play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Studimi: 1 në dy gra të martuara humb dëshirën për marrdhënie seksuale

today18/11/2024

Background
share close

Sipas një studimi të ri, i cili u publikua së fundmi në portalin shkencor të British Public Health BMC dhe në të cilin morën pjesë 12132 burra dhe gra britanike, libidoja dhe disponimi për seks tek gratë nuk është në kohën më të mirë. Sipas rezultateve, rreth 34% e grave pranuan se nuk donin të bënin seks.

Sipas të njëjtit hulumtim, gratë pranuan se përballen me vështirësi në arritjen e zgjimit seksual, orgazmave dhe kënaqësisë reale të seksit. Ndërsa, ajo që është edhe më shqetësuese është se 47,5% konsideroheshin se kishin “shëndet të dobët seksual”, që përfshin si përvojat emocionale, ashtu edhe problemet apo sëmundjet fizike, ndërsa shifra korresponduese për meshkujt ishte vetëm 17%.

Gjithashtu bie në sy fakti se shumica e pjesëmarrësve që u klasifikuan si “interes të ulët” për seks (80%) ishin të martuar ose jetonin me partnerin e tyre.

“Ulja e dëshirës seksuale është identifikuar në shumë studime si problemi më i zakonshëm seksual tek gratë dhe është lidhur me faktorë të marrëdhënieve si afërsia e ulët emocionale dhe vështirësia në komunikimin rreth seksit. Ne gjithashtu vërejmë se grupet me shëndet të dobët seksual kanë disa karakteristika të përbashkëta, të tilla si të kenë më shumë gjasa të kenë filluar të bëjnë seks para moshës 16 vjeç dhe të kenë përjetuar depresion dhe abuzim me alkoolin dhe drogën”,  shpjegon studiuesi kryesor Dr. Alison Parkes.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *