Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today06/11/2023
Startup-i xAI i inteligjencës artificiale të Elon Musk do të integrohet në platformën e tij të mediave sociale X dhe gjithashtu do të jetë i disponueshëm si një aplikacion i pavarur. Miliarderi i teknologjisë tha gjithashtu se xAI lëshoi modelin e tij të parë të AI, një bot të quajtur Grok, pasi e bëri atë të disponueshëm për të gjithë abonentët X Premium+.
Musk i cili ka kritikuar përpjekjet e Big Tech për inteligjencën artificiale si censurë, lançoi në korrik xAI, duke e quajtur atë një “Inteligjencë Artificiale maksimale që kërkon të vërtetën” që përpiqet të kuptojë natyrën e universit për të rivalizuar Bardin e Google (GOOGL.O) dhe Microsoft (MSFT.O) Bing AI. “Grok ka akses në kohë reale në informacione nëpërmjet platformës X, e cila është një avantazh masiv ndaj modeleve të tjera,”-shtoi Musk. X, firma e mediave sociale e njohur më parë si Twitter që zotëron Musk, është e ndarë nga xAI, por kompanitë punojnë ngushtë së bashku. xAI gjithashtu punon me prodhuesin e tij të makinave elektrike Tesla (TSLA.O) dhe kompani të tjera.
Rikujtojmë, se termit AI iu është dhënë titulli “termi i vitit” nga krijuesit e Fjalorit Collins, duke marrë parasysh diskutimet që kanë vërshuar për këtë teknologji në vitin 2023, qoftë për ndikimin e saj pozitiv dhe negativ. Përdorimi i termit është katërfishuar këtë vit.
Ndërkaq, janë bërë plot 1 vit që kur në krye të kompanisë X që dikur njihej si Twitter, erdhi miliarderi amerikan Elon Musk. Për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i bën thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë. “Zogu është i lirë”, pati shkruar Musk më 27 tetor të vitit të kaluar, për ta zyrtarizuar marrjen nën kontroll të Twitterit që më vonë mori emrin X.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)