play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Stadiumi i ri i Durrësit “Niko Dovana”, prezantohen 3 projektet finaliste

today04/05/2023

Background
share close

Stadiumi i Durrësit “Niko Dovana” do rikonceptohet si një qendër multi-funksionale që nuk do jetë vetëm bazë për zhvillimin e ndeshjeve të futbollit, por edhe një qendër ku do të kryhen stërvitje për sporte të ndryshme dhe aktivitete të tjera që do të shërbejnë si motor zhvillimi për jetën sociale dhe ekonomike të komunitetit dhe vetë qytetit të Durrësit.

Pas një gare ndërkombëtare, finalistë janë 3 studio prestigjioze të arkitekturës bashkëkohore, 51N4E nga Belgjika, Bjarke Ingels Group, BIG nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda.

Pjesë e jurisë janë personalitete në fushën e arkitekturës, urbanistikës dhe mendimi bashkëkohor për zhvillmini urbanistik që në fund do të zgjedhin fituesin

Projekti i 51N4E (Belgjikë)

Ky projekt e koncepton stadiumin si pjesë të qytetit ku jeta e komunitetit të ndërthuret jo vetëm me qytetin por edhe aktivitete dhe sportet që do të ofrojë stadiumi i ri.

“Ne kemi menduar të ndërtojmë hapësira të gjelbra, dhe të ta kthejmë stadiumin edhe në një vend dhe park stërvitje. Të bëhet trajnimi i të rinjve dhe stërvitje dhe fëmijët të mos shkojnë në një vend tjetër të stërviten pro a bëjnë atë në qytetin e tyre paranë stadiumit. Ne synojmë që stadiumi të jetë aktive në 7 ditë të javës, ku njerëzit të shëtisin pranë zonës dhe të krijohen pedonale që të lidhin me qytetin dhe të rrethohen edhe me parqe të gjelbëruara”, tha përfaqësuesi i studios.

-Do të ketë fusha stërvitje basketbolli, futbolli, dy pishina për sportin e notit, një të jashtëm dhe një të brendshme.

-Stadiumi do jetë nën nivelin e tokës në mënyrë që qyteti të jetë pjesë përfshirëse e panoramës kur hyn në stadium

-Rreth stadiumi parashikohet të ndërtohen qendrat kulturore e sportive, hotele, zyra dhe qendra tregtare

-Do ndërtohet qendra e zhvillimit të konventave dhe Festivalit kombëtar të filmit

Projekti Bjarke Ingels Group, BIG (Danimarkë)

Ky projekt e koncepton stadiumin si ndërthurje të historisë së qytetit, amfiteatrit, plazhit dhe kulturës të reflektuara në mënyrë bashkëkohore në stadiumin e ri.

-Stadiumi do të jetë i ndërtuar me tarraca të gjelbra në stil të amfiteatrit të qytetit

-Stadiumi ka dy stenda me një kapacitet prej 10 mijë tifozësh

-Do ketë elementë të artit dhe ngjyrave që të ofron natyra dhe vetë qyteti bregdetar me plazhin afër.

-Stadiumi është i rrethuar nga parqet dhe shëtitoret publike për qytetarët

-Në kate të ndryshëm të ndërtesave rreth stadiumit do të jenë kafene, biznese, zyra, qendre tregtare ku pamja e tyre do të jetë nga qyteti i Durrësit.

-Hapësira për seminare, festivale, konferenca dhe aktivitetet kulturore

MVRDV (Holandë)

Edhe ky projekt e koncepton stadiumin pjesë integruese të qytetit, ku ofrohet jo vetëm prakticiteti, por edhe estetika dhe siguria

-Stadiumi do jetë i hapur 24 orë në 7 ditë të javës të jetë energjik, me aktivitete dhe të krijojë energji të reja për qytetin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%