Biletat vajtje-ardhje të avionit, të prenotuara vetëm pak kohë përpara ndeshjes nga thuajse të gjitha qytetet europiane, kushtonin deri në 500 euro për person.
Çmimi i pjesës më të madhe të biletave në stadiumin “Ataturk” arriti deri në 690 euro. UEFA i la në dispozicion të dyja klubeve nga 20 mijë bileta për t’i shpërndarë te tifozët.
Sigurimi i hotelit, apo i një krevati për të kaluar natën është shqetësimi më i vogël në Stamboll. Duke qenë një qytet i madh dhe i mësuar me fluks turistësh, problemi mbetet vetëm te çmimi. Në fundjavën e finales mund të prenotoje hotele në të cilat çmimi niste nga 100 euro, ndërsa në strukturat luksoze, ofertat e kalojnë 1000 euro natën.
Lehtësi ka rruga drejt stadiumit, ku mund të shfrytëzohet transporti publik me autobus, metro dhe tram, përveç taksive apo furgonëve lukzosë të dedikuar.
Për sa i takon ushqimit, konsumit të pijeve, dhuratave dhe vizitave turistike, me alternativat e shumta që ekzistojnë, do të ishin të mjaftueshme 200-250 euro në ditë.
Me laps dhe letër në dorë, udhëtimi në Stamboll dhe prania në stadium në finalen e Champions i ka kushtuar tifozëve mbi 2 300 euro për një fundjavë.
Një xhiro e jashtëzakonshme biznesi për Turqinë e gjunjëzuar nga kriza. Në stadium do të jenë të pranishëm 75 mijë tifozë, ndërsa qyteti do të ketë qindra mijëra vizitorë që do ta ndjekin ndeshjen nëpër sheshe.
Post comments (0)