play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

S’respektuan Kodin Zgjedhor, KQZ urdhëron heqjen e të gjithë posterave të partive politike

today03/05/2023

Background
share close

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka urdhëruar heqjen e të gjitha posterave të subjekteve politike në të gjithë Shqipërinë, pasi sipas këtij institucioni, asnjëra prej tyre nuk i ka plotësuar kërkesat dhe kushtet, që parasheh Kodi Zgjedhor.

Administrata e KQZ-së thotë se posterat në fjalë “Nuk përmbajnë shënimin “prodhuar nën përgjegjësinë ligjore të…”. Ju dhamë kohë ta vendosnin këtë shënim. Nga verifikimi ynë rezulton se jo të gjitha materialet e përmbajnë këtë shënim”, thuhet në shqetësimin e KQZ-së.

Në këto kushte, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi i ka kërkuar Policisë Bashkiake dhe asaj të Shtetit, t’i heqë menjëherë ato, në të gjitha bashkitë e vendit. Përgjegjësia për largimin e tyre tashmë i kalon automatikisht Policisë, e cila do duhet të raportojë për rezultatin pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri të premten në orën 24:00

Vendosja e posterave të partive/ PS, letër KQZ-së: Janë në përputhje me  Kodin Zgjedhor - Politikë

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *