Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Sot është mbrëmja e Brazilit por jo për spektaklin, loja e vërtetë do të luhet në ndeshjet mes Ganës dhe Uruguajit dhe Serbisë e Zvicrës. Në dy grupe do të caktohen edhe dy skuadra të tjera të kualifikuara të cilat do ta vendosin fatin e tyre në ndeshjet direkte.
Në grupin G, Kameruni sfidon Brazilin me afrikanët që shpresojnë në uljen e ritmit nga 5 herë kampionët e botës ndërsa supersfida Serbi-Zvicër do të luhet në stadiumin 974. E njëjta sfidë, “deja vy” e katër viteve më parë në natën e verës ruse ku shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit krijuan më shumë zhurmë se sa vetë ndeshja dhe fitorja e Zvicrës që e kualifikoi skuadrën helvete në 1/8.
Këtë herë situata nuk ndryshon shumë, veçse në stol Zvicra ka një trajner më agresiv dhe modern e më pak shqiptarë në stol e fushë. Xhaka lider në fushë dhe Shaqiri në stol janë pikat e vërteta të referimit por Serbia gjithashtu prezantohet me një skuadër të talentuar dhe shumë efikase.
Do të jetë një përballje shumë e fortë edhe pse Zvicra mbetet favorite pasi një barazim edhe mund ta ndihmojë të vazhdojë më tej. Ndërkohë, Gana dhe Uruguaji ndahen nga 2 pikë mes tyre me afrikanët në kuotën 3 por që duhet t’u bëjnë ballë amerikano-jugorëve me një sy e vesh edhe nga sfida Portugali-Kore e Jugut ku aziatikët nuk kanë çfarë të humbasin dhe do të tentojnë të bëjnë hapin e madh pikërisht në ndeshjen e fundit. Llogaritë mbeten të komplikuara edhe në këtë grup ku sipas të gjitha gjasave, emri i skuadrës së dytë të kualifikuar do të mësohet vetëm në minutat e fundit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)