21 Marsi konsiderohet si Dita Botërore e Sindromës Down. Megjithatë ka ende shumë punë për të bërë për ndërgjegjësimin apo pranimin e këtyre njerëzve me aftësi të veçanta sidomos në shoqërinë tonë.
Më po shtë gjeni 10 fakte rreth njerëzve me Sindromën Down që ndoshta nuk i dinit:
- 99% e njerëzve me Sindromën Down janë të lumtur me jetën e tyre
- 97% e njerëzve me Sindromën Down janë të lumtur për atë që janë
- 96% janë lumtur se si duken
- 99% e duan familjen e tyre
- 97% e prindërve dhe 94% e motrave dhe vëllezërve janë krenar për pjesëtarin e tyre të familjes me Sindromën Down
- 88% e motrave ose vëllezërve më të rritur thonë se ata janë një person më i mirë sepse kanë patur një motër ose vëlla me Sindromën Down. Ata janë më empatik, të durueshëm dhe të kujdesshëm.
- Njerëzit me Sindromën Down jetojnë mesatarisht 60 vite. Ky numër është 6 fishuar që nga vitit 1930.
- Shumica mësojnë si të shkruajnë dhe të lexojnë dhe nëse iu ksuhtohet kohë dhe vëmendje mësojnë si të bëjnë ski, të thurin, të ngasin biçikletën etj. (gjëra që duan më shumë kohë).
- Njerëzit me Sindromën Down nuk janë gjithë kohën të lumtur, si të gjithë përjetojnë të gjitha llojet e emocioneve.
- Divorci është më i ulët tek prindërit që fëmijë me Sindromën Down.
Post comments (0)